Fiton të drejtën për të përdorur spermën e të dashurit (FOTO)

Ayla Cresswell nga Queensland, Australi ia doli të fitonte të drejtën për të përdorur spermën e depozituar të të dashurit, 2 vite pasi ky i fundit u nda nga jeta.

24-vjeçarja u lejua të mblidhte spermën e Joshua Davies, pak orë pasi ai vrau veten dhe jo më larg se 3 ditë më parë arriti të fitonte çështjen mbi vënien në përdorim të spermës përmes fertilizimit In Vitro.

Cresswell i tha gjykatës se ishte mjaftueshëm mirë nga gjendja ekonomike dhe e aftë për të rritur një fëmijë e vetme. Ayla qe vetëm 20-vjeçe kur u njoh me Joshua-n në 2013- ën. Ata u bënë miq të mirë dhe 6 muaj më vonë u lidhën.

Si çdo çift i ri i dashuruar nisën të bënin plane për të ardhmen, kursyen para për një shtëpi, për dasmën dhe planifikuan të kishin një fëmijë. Por 3 vite më vonë, më 23 gusht Ayla e gjeti Joshua- n të vdekur në shtëpinë e tyre të re.

SHKARKO APP