Fjala më e kërkuar në internet gjatë 2017

Merriam-Webster, specialiste e gjuhës në Amerikë, tregoi se kush është fjala që është kërkuar më shumë në google nga ane mbarë botës.

Ajo zbuloi se fjala ”feminizëm” u rrit ndjeshëm pas ngritjes së zërit të grave kundër ngacmimeve seksuale, marshimet e grave, shfaqjet televizive dhe filmat mbi çështjet e grave dhe jo më pak e rëndësishmja, lajmet nga mediat në lidhje me akuza dhe skandale.

Numri i njerëzve që kërkuan fjalën feminizëm u rendit me 70% edhe në vitin 2016. Nëse kërkohet në fjalorin amerikan fjala feminizëm definohet si teoria e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive.

Merriam-Webster shtoi se feminizëm tregon gjithashtu një “aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave”.

SHKARKO APP