Fjalimi feminist i Meghan Markle, i bën për vete të gjithë

Një fjalim feminist i Meghan Markle, në Wellington, të Zelandës së Re, jo vetëm bëri bujë në gjithë botën, por u përhap edhe në rrjetin social të pallatit mbretëror anglez, Kensington Palace.

“Bravo Zelanda e Re, që i lejove femrat të votonin qysh para 125 vitesh”, u shpreh dukesha e Sussex në fjalën e saj.

“Shembulli juaj historik më ka bërë të reflektojë mbi impaktin dhe kuptimin e tij. Nuk ka të bëjë vetëm me të drejtën e votës, por edhe me të drejtat themelore të njeriut, për të qenë në gjendje të marrë pjesë në zgjedhjet për të ardhmen e tyre dhe të komunitetit. Kjo e drejtë duhet të njihet për të gjithë gjinitë, racat, etnitë apo për çdo orientimi seksual. Kështu që bravo Zelanda e Re, që e sigurove këtë të drejtë 125 vite më parë”, u shpreh Meghan.

Ajo shtoi se në këtë mënyrë Zelanda e Re, kuptoi se femrat meritonin të kishin një zë aktiv, shkruan noa.al.

“Bravo për gjithë atë që kjo sforco bëri në nivel botëror. Ju falënderoj me zemër. Çdo gjë që ndan, raca, shtresa, besimi dhe seksi është jo njerëzore, ndaj duhet superuar”, tha Meghan.

Sakaq një ditë më vonë princi Harry dhe Meghan u takuan me disa aktorë gjatë një vizite në “Courtenay Creative”. Me një fustan të bardhë, Meghan, mes buzëqeshjesh dhe shtrëngim dore, nxori në pah format e saj, teksa është në pritje të ëmbël.

SHKARKO APP