Fjolla Morina, dhuratë vetes me një mesazh emocionues për ditëlindje

Fjolla Morina feston ditëlindjen e saj të 29-të dhe thotë se po e përjeton si në një ëndërr, kjo për faktin se shumë shpejt pret t’i vijë në jetë fëmija e saj e dytë. -“Sot është ditëlindja ime! Normalisht të gjithë ata që  kanë ditëlindje presin dhurata. Unë mendova t’ bëj vetes një dhuratë të cilën dua ta vë në kornizë tek gjerat më të bukura të jetës sime,” – theksoi Fjolla Morina. – “Doja që çdo gjë të ishte perfekte. Është ndjesia më e bukur kur ndjen që brenda teje jeton një tjetër jetë. Ky është gëzimi i dytë i imi pas Ledianës. Po jetoj një ëndërr. Jam vërtet e lumtur që zoti me dha mundësinë përsëri për t’u bërë nënë. Kjo është një ditëlindje e veçantë dhe doja që  të mbetej përherë e fotografuar e tillë.” Kësisoj, këngëtarja nga Prishtina, Fjolla Morina, vendosi t’i bëjë dhuratë vetes këtë foto të veçantë, në këtë përvjetor të lindjes së saj. 

SHKARKO APP