Flet për mandat të tretë ai që nuk ka dhënë llogari akoma se si e vodhi mandatin e dytë

Nga Redi Varaku –

Zini hundët kur e dëgjoni

Flet për mandat të tretë , ai që kurrë nuk ka fituar asnjë betejë në jetën e tij me ndershmëri.

Flet për fitore njeriu që u katapultua në krye të bashkisë dhe i përdori 11 vitet e pushtetit të tij jo për interesat e atyre që e zgjodhën, por për ato të klanit të tij dhe ambicieve të tij të ardhshme.

Flet për mandat të tretë servili më i madh e më pas bukëshkali i parë i tre kryeministrave socialistë me radhë.

Flet për mandat të tretë ai që firmosi ndryshimet kushtetuese menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, në emër të pushtetit.

Flet për mandat të tretë ai që përjashtoi nga partia gjithë rivalët politikë dhe e ka kthyer PS në një sekt.

Flet për mandat të tretë njeriu që mandatin e parë e nënshkroi me gjakun e Ziverit, Faikut, Aleksit dhe Hekuranit.

Flet për mandat të tretë ai që rilindjen e vet e projektoi si rilindje të kombit.

Flet për mandat të tretë ai që u kap në përgjime me kriminelë duke vjedhur zgjedhjet, të cilat u publikuan nga përgjimet.

Flet për mandat të tretë ai që edhe mandatin e dytë e grabiti me dhunën e kriminelëve, padronëve të rinj të qyteteve shqiptare.

Flet për mandat të tretë ai që nuk ka dhënë llogari akoma se si e vodhi mandatin e dytë.

Flet për mandat të tretë njeriu me mbështetjen më të ulët në historinë e PS, njeriu që po e çon Partinë Socialiste drejt shpërbërjes.

Flet për mandat të tretë njeriu që ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes, në arsim, shëndetësi, ekonomi, bujqësi, në integrim, kudo.

Flet, me shpresë se do ta besojnë, por askush nuk e beson më një plak delirant, as hipokritët dhe servilët që ka përreth, sepse pas 23 vjetësh të gjithë e kanë të qartë fytyrën e tij të vërtetë.

SHKARKO APP