Fletë-rrufeja e Robert Aliaj, një ironi shijeholle

Robert Aliaj, kohët e fundit ka shkaktuar një furtunë të madhe mes anëtarëve të jurisë dhe personazheve pjesëmarrëse në "Dance with me". Pas sherrit me konkurrentet dhe Valbona Selimllarin ai i ka bërë vetes një fletë-rrufe.

"Fletë-rrufe drejtuar vetes time, shokut Robert Aliaj Dragot. Të dashur shokë dhe shoqe. Po ia drejtoj këtë fletë rrufe vetes sime, Robert Aliaj Dragot, sepse kohët e fundit unë po shfaq me shqetësim shkelje parimesh të partisë dhe tendenca reaksionare prej mikroborgjezi.

Me paturpësinë më të madhe unë doja të vija dorë në paratë e shokëve të drejtorisë, të vëna me djersë nga fondet e taksa-paguesve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si guxova unë t’i fyej shokët tanë të shtabit me 30 %? Ndërkohë që ata duhet t’i marrin të gjitha paratë për vete, sepse nuk u vjen më rasti të jenë aty. Edhe bar duhej të haja, vetëm të mos cënoja xhepat e shokëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por partia si gjithmonë i ruan bijtë e saj skutha, të heshtur dhe hakmarrës, partia popullit i lë moralin e pastër me besimin në vetvete, ndërsa veset dhe vuajtjet ua lë anëtarëve të saj dhe militantëve.

Shokë, kjo është poshtërsi, unë nuk jam në rregull", ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?