“Fli engjëlli im”, letra prekëse e një babai për vajzën që ia mori kanceri

Babai i Lucy Moroney, e cila vuante nga një tumor agresiv, ka ndarë lajmin shkatërrues se vajza e tij  është ndarë nga jeta.

Humbja e vajzës, atij i vjen gjashtë vjet pas vdekjes së nënës së saj, Nicola, nga një arrest i papritur kardiak i shkaktuar nga një gjendje e padiagnostikuar e zemrës.

Nicola ishte 24 javë shtatzënë me motrën e Lucy-t, Ruby, e cila jetoi vetëm 14 orë pas një seksioni cezarian në kushte emergjence.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në korrik të vitit të kaluar 11-vjeçarja, u diagnostikua me Diffuse Intrinse Pontine Glioma (DIPG) – një kancer agresiv në tru me një normë mbijetese prej 0% në Britani të Madhe.

E dëshpëruar për ndihmë, familja e saj nisi një fushatë për ngritjen e fondeve dhe pas marrjes së një shume prej 400,000 dollarësh vajza u nis në Monterrey, Meksikë, vitin e kaluar për trajtim.

Përkundër shfaqjes së shenjave fillestare të përmirësimit, gjendja e Lucy u përkeqësua me shpejtësi këtë javë dhe ajo u nda nga jeta.

Lajmin e hidhur, babai zemërthyer i vajzës e njofton me anë të një dedikimi prekës në Facebook.

Ai shkruan:

Lucy, kur linde 11 vite më parë, unë dhe mami zgjodhëm emrin tënd duke e ditur që do të thoshte “dritë”. Drita jote ka ndriçuar gjithmonë shumë, thesari im. Kam qenë i pranishëm kur nëna dhe motra jote Ruby (që vdiq pak orë pas lindjes) dhanë frymën e fundit, por ishte traumatike të bëja edhe njëherë të njëjtën gjë, edhe pse e dija që do të ndodhte që 16 muaj më parë. Sado e dhimbshme që ishte kjo eksperiencë, nuk do të kisha zgjedhur kurrë të isha në vendin e dikujt tjetër pa vogëlushen time. Ishe vajza e ëndrrave, perfeksioni absolut. Ishe e mirë si ari, kaq e dashur, e bukur dhe me zemrën më të pastër. Duhet ta kesh marrë nga nëna jote. Nuk u ankove për asgjë gjatë gjithë trajtimit dhe më ke çuditur me forcën, guximin dhe mirësinë tënde. Ishe e bukur brenda dhe jashtë dhe do të më mungojë buzëqeshja jote rrëzëllitëse, sensi fantastik i humorit dhe shpirti yt i ndjeshëm dhe perfekt. Bota është një vend shumë herë më i keq pa ty dhe shpresoj që mami dhe Ruby të kujdesen tani për ty. Gjumë të ëlbël engjëlli im. Të dua shumë. Babi X.”

SHKARKO APP