Flixtrain/ Ja trendi më i ri trenave low-cost që do të përhapen së shpejti në Europë

Pas suksesit të madh të korrur duke sjellë në fushën e transportit autobusët më kosto të ulët, tashmë Flixbus është transformuar në Flixmobility duke krijuar një divizion të ri të kushtuar trenave. Për momentin Flixtrain është testuar vetëm në Gjermani, aty ku edhe ka lindur si kompani, por idea është përhapja e saj në të gjithë Europën, duke filluar nga Suedia dhe Franca.

Është pikërisht në Gjermani në vitin 2019 që u krijua eksperienca e pare e trenave ‘low-cost’. Në shumë pak kohë Flixtrain arriti të numëronte rreth 1 milionë pasagjerë me të njëjtën formulë të përdorur për autobusët: bileta që fillonin nga 10 euro për linja që kalonin nga Stuttgart në Berlin apo nga Koln në Hamburg, duke lidhur kështu edhe qytezat e vogla të ndërmjetme.

Në vitin 2020 është parashikuar linja e re që kalon nga Stuttgart në Hamburg. Aktualisht kompania operon më mjete lehtësisht të rinovuara të Deutsche Bahn (Transporti Kombëtar Gjerman), ndërkohe që planet për ekspansionin e së ardhmes do të përfshijnë mjete dhe vagonë tërësisht të rinovuar ose të rinj.

Objektivi i radhës i shoqërisë është pikërisht Suedia: trenat do jenë operacional duke filluar nga viti 2020 në rrugët e Stokholm-Malmo dhe Stokholm-Goteborg, duke siguruar cilësi dhe një alternativë për të gjitha llojet e buxheteve.

Sa i përket Francës, projekti nuk parashikohet të realizohet përpara vitit 2021, derisa pikërisht tregu hekurudhor të jetë liberalizuar. Flixtrain që ka bërë zyrtare synimet e tij pikërisht këtë vit pret tashmë kompanitë e ndryshme të interesuara të paraqesin kërkesat dhe propozimet e tyre për bashkëpunim ]gjatë vitit 2020. Sipas agjencisë FerPress, linjat e parashikuara mund të jenë Paris-Bercy-Nice, Paris-Bercy-Toulouse dhe mbase |Paris-Bruksel.

(TGCOM24) / SCAN

SHKARKO APP