Fondet për trashëgiminë, Danielsson inspektime në Parkun e Apolonisë

Komisioni Europian inspektoi nga afër mënyrën se si janë përdorur fondet e BE për Apoloninë Antike.

Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ishte vetë i pranishëm në vendbanimin antik së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Danielson u shpreh i mrekulluar nga qyteti që sipas tij tregon lidhjen e hershme dhe të fortë mes Shqipërisë e Evropës.

Christian Danielsson:  “Jam krenar që jam pjesë e atij institucioni që ka marrë pjesë në restaurimin e Sajtit Arkeologjik! Kur qëndron këtu e kupton se nuk je thjesht para një sajti arkologjik sepse kuptohet lidhja e fortë e historisë mes Evropës dhe Shqipërisë. Këtu kuptohet sa e pasur është Shqipëria, veçanërisht për të rinjtë që të kuptojnë pasuritë e vendit të tyre. Duke qenë pjesë e një institucioni që përfaqëson Bashkimin Europian, kuptohet që Apolonia është e rëndësishme edhe për ne.”

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i cilësoi investimet e BE për trashëgiminë po aq të rëndësishme për angazhimin direkt për Reformën në Drejtësi

Mirela Kumbaro: “Është një sinjal shumë i rëndësishëm që Bashkimi Europian ka kthyer vëmendjen drejt projekteve të kulturës të cilat nuk janë fasada por janë kulturë, histori.  Tregon si është shteti dhe se si neve mbërrijmë deri sot në shtetin tonë modern, atë të së drejtës që nuk mund të lindi nga hiçi por pikërisht nga këto instituticione.”

Grupi i ndërtesave te manastiri, si dhe monumente të tjera të tij u restauruan së fundmi  me mbështetjen e BE për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe nxjerrjen në pah të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe historike evropiane.

SHKARKO APP