Fondi Botëror i Monumenteve: Burgu i Spaçit, i rrezikuar

 

Burgu i Spaçit është në rrezik të zhduket plotësisht dhe është futur në listën e 50 vendeve për t’u vizituar, para se të zhduken plotësisht.

Rekomandimi bëhet nga Fondi Botëror i Monumenteve (WMF), i cili ka nxjerrë listën e përvitshme të monumenteve që janë në rrezik e që duhen ruajtur, gjë që e bën që më 1996. Lista e vitit 2015 përmban edhe burgun famëkeq të përdorur nga regjimi komunist në Shqipëri për dënimin e kundërshtarëve politikë.

Sipas WMF, “burgu i Spaçit, një kamp i famshëm pune, është në fazë të avancuar degradimi dhe ia vlen të shndërrohet në një vend modern për të mos u harruar”.

SHKARKO APP