Ford kalon në prodhim maskash

Shumë kompani të mëdha të prodhimit të makinave kanë nisur prodhimin e ventilatorëve dhe maskave që do të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit. Një prej tyre është edhe Ford, që ka nisur prodhimin dhe sipas “Verge”, në kompani po punohet fort për të bërë sa më shpejt këto maska. Edhe Formula 1 i vjen në ndihmë Britanisë së Madhe në këtë periudhë pandemie. Një version i ri i respiratorëve që mund të ndihmojë pacientët e infektuar nga koronavirusi është krijuar në më pak se një javë nga një ekip, ku u përfshinë pjesëtarë të skuderisë Mercedes. Ato po testohen në disa spitale të Londrës.

SHKARKO APP