Formimi i kombit fillon me kultivimin dhe njësimin e gjuhës

 

Nga Fran Gjoka

 Studiuesi i shquar Eqrem Çabej thoshte shpesh se të gjitha rilindjet kombëtare në Evropë e më gjerë anë pasur si fillesë pikërisht lëvrimin e formimin e gjuhës së shkrua.Dhe gjuha përbën elementin kryesor të kulturës edhe sipas sociologëve e politologëve. Në këtë kuptim pakësimi i kujdesit ndaj gjuhës çon në rrënimin shpirtëror  e kulturor të kombit. Aq më tepër kjo përbën rrezik për popujt e vegjël, si populli shqiptar, që  fatet historike e kanë ndarë në disa shtete në ballkan,po edhe në diaspora trë shumta e të shprishura në gati të gjithë botën. Po të mos kishin qenëkëmbëngulja e përpjekjet shekullore të popullit tonë trim e arsimdashës, mencuria, zgjuarsia dhe patriotizmi i rilindasve tanë të mëdhenj, gjuha e bukur dhe e pasur shqipe do të ishte asimiluar ose, n mos tjetër, do të ishte gjymtuar e do ta kishte bjerrë pasurinë e saj. Ja pse kujtojmë me respekt punën e bërë nga veprimtarët e hershëm, qysh nga klerikët katolikë të Veriut (Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi etj.), si në mënyrë të veçantë për De Radën, vëllëzërit Frashëri, At Shtjefën Gjeçovin e Negovanin, për Mjedën e Fishtën e madh e dhjetëra rilindës, të cilët,ndonësae kishin përkatësi fetare të ndryshme, u kapën me forcë e  besim te shqiptaria, u dalluan si kombëtar të mëdhenj, aq sa për shkronjat e të shkruarit shqip flijuan çdo gjë, prandaj, në këtë kuptim ne u jemi atyre mirënjohës për çdo gjë që bënë për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe për ta pasuruar atë. Sot ne kemi një gjuhë letrare shqipe të njësuar, të ndërtuar mbi bazën e vlerave më të  mira të traditës shkrimore dhe të prurjeve  prej dialekteve, prandaj është e papërshtatshme dhe e papranueshme të shprehen rezerva e qëndrime sektare të njëanshme në trajtimin e saj. Gjuha e nëjsuar dhe e mbështetur në rregullat e drejtshkrimit të miratura të në Konsultën e Prishtinës (1968) dhe në Kongresin e Drejtshkrimit (1972) janë bazë e patundshme e përparimit dhe e zhvillimit të mëtejshëm të përbashkësisë shpirtërore të shqiptarëve. Prandaj  nuk është i drejtë qëndrimi mohues që shprehet nga studiues të bunkerizuar mendërisht e politkisht, që parapëlqejnë krahinizmat dhe që përfaqësojnë grupe sociale tashmë jashtë mode e jashtë njohjes së realiteti të sotëm gjuhësor të shqiptarëve. Zbatimi i të shqipes së njësuar e të përbashkët si dhe njohja e pohimi i  vlërave kulturore, simboleve dhe kulturës u shërben edhe brezave pasardhës, prandaj edhe duhen  përgëzuar e përshëndetur shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë,si dhe shqiptarët në  disa vende të Evropës dhe të  Amerikës, që bëjnë punë të vazhdueshme për mbrojtjen e gjuhës e për pohimin e promovimin e vlerave të kombit tonë. Shqetësimi i emigrantëve shqiptarë  për rrezikun që u vjen nga fakti se në dhe të huajh, fëmijët e tyre flasin në shtëpitë e tyre greqisht, italisht, gjermanisht, anglisht, por vetëm shqip jo. Kjo, sepse, [për fat të keq, edhe disa prej familjeve shqiptare në emigracion e  kanë ndoshta për turp deklarohen se janë shqiptarë.

Emigracioni është një fenomen social me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria në këtë aspekt nuk bën përjashtim. Periudha e tranzicionit u shoqërua me një hemoragji të pandalshme të procesit të emigrimit në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikim arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi në përgjithësi dhe fëmijëve në veçanti, krahas të mirave mbart me vete edhe rrezikun e një shkrirjeje apo asimilimi gradual të gjuhës, sidomos tek fëmijët dhe tek rinia shqiptare, që jeton aktualisht në emigrim. Faktet ekzistuese së një kombi përcaktohen në fund të fundit nga gjuha. Popullsia e një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe rrallë herë e flet gjuhën e tij amtare, është i prirur të rrezikohet, pasi gjuha ka qenë e mbetet një ndër komponentet kryesorë të kulturës së një kombi. Kur një njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal, humbet sigurinë bëhet më skeptik ndaj vetvetes. Këtu më vjen në mend një thënie e një emigranti me banim në Gjermani: “Gjuha është e vetmja armë që vërteton se jemi shqiptarë”. Pra në këtë rast u bën thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve emigrantë, që u mësojnë fëmijëve tanë jashtë shqipërisë, si ta flasin dhe ta shkruajnë pa ndërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë e pastër, të kulluar. Historikisht mërgimtarët shqiptarë, kanë punuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre tu mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë “që se tret dheu i huaj”, deri në ditët tona. Valët e eksodeve të viteve ’90 të shekullit të kaluar, kur shumë shqiptarë u shpërngulën nga atdheu, për një jetë më të mirë, me gjithë familjen, me djem e me vajza, ka detyruar mërgimtarët shqiptarë, këtej e matanë kufijve shtetërore, që t’iu përshtaten kërkesave të reja të epokës së globalizimit, ku është bërë eminent rreziku i humbjes së kulturave kombëtare, pra, dhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuarmësime plotësuese në gjuhën amtare, nga mësues patriotë e pasionantë, të cilët, në të shumtën e rasteve e japin ndihmën e tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave, mund të themi se përfshin hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët emigrantë. Në përgjithësi, për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave, kanë dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët vendorë si në Zvicër, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo Nju Jork,,po edhe në qytete të ndryshme të Greqisë etj. Është pozitiv fakti, ku në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të organizuar janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse të gjuhës shqipe. Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë si në Zvicer, Gjermani, Suedi, Itali etj, ku funksionojnë shkolla të mbajtura nga vetë shqiptarët, sidomos nga ata të Kosovës dhe të trojeve të tjera ku jetohet prej shqiptarëve. Synimi i këtyre vendeve dhe shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim – lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve, si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi e veçantë, në këto shkolla shqipe, u kushtohet veprimtarive të lira jashtë klasës, si puna me librin etj. Në ekranet televizive kemi dëgjuar cicërimat e bukura e krenare të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e bukur shqipe, me tubime të tyre e të prindërve. Vërtetë jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të globalizimit, por nuk do të dëshiroja kurrë, që gjuha jonë të mos shkruhej e përdorej nga shqiptarët e të gjitha brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe tek fëmijët, nipërit, mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë, ekzistojnë. Ata pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon, të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes gjuhës amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo fundjavë ose në një drekë me familjen kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke, fundjavë ose në një drekë me familjen kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke, etj. Të mos fyhemi nëse flasim në ambiente të tilla familjare në gjuhën shqipe.

Për shqiptarët emigrues, me gjithë përpjekjet për ruajtjen, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes. Fëmijet po projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten. Ndaj komuniteti prindëror duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes.

Në demokracinë gjermane, nuk gëzon respektin se i kujt je, për çfarë kontributi ke dhënë, prandaj për ne shqiptarët dhe brezat që kemi, modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet të pretendohet të gjendet një zgjidhje mrekulli, por të bëhet ajo që është e mundur që varet nga ne shqiptarët.

Esperimentohet në Shqipëri një abetare mbarëkombëtare. Efekti i saj në diasporë e gjetkë fare pak ndihet, duke përjashtuar disa të interesuar për këtë lloj të ri të shqipes. Qysh nga viti 2004 është krijuar edhe Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe.Të dy akademitë, duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore ndërmjet hapësirave e vendeve që flasin shqip, synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarte të jetë objekti themelor i brezave të sotëm. Shpresojmë se Këshilli do të merret me vrojtimet dhe vlerësimet e politikës gjuhësore, do të shqyrtojë problemet  që dalin në fushën e gjuhës standarte dhe të përdorimit të saj në diasporë. Emigracioni shqiptar është shpërndarë në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjike, Francë, Sh. B. A, Kanada, Zvicer, Turqi, Austri etj. Janë më shumë se 1/3 e fëmijëve që jetojnë e mësojnë shqip në këto vende.

Me gjthë predispoziten e prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës amtare ende ka probleme në këto vende. Për shembull kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet ndërmerren dhe që kërkohet të mendohen nga organet Kombëtare, si në vendin tonë dhe në vendet e tjera, ku kërkohen të ngrihen këto shkolla. Nëse ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, që edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme, pra të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të krijuarasi pasojë e ndarjeve politiko – administrative që sjellin jo pak vështirësi në komunikimin kombëtar. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarëqë jetojnë jashtë Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon veç të tjerave të mbështetet më mirë nga shkolla me mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin, por ç’emer ti veme atyre dhjetra qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm se belbëzojnë në gjuhën shqipe pa lë të njohin historinë, kulturën, gjeografinë e traditat. Kësaj drame i duhet dhënë fund!

Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë në emigrim. Ata duhet të jenë aktiv e krijues në organizimin sa më efektiv të kurseve, shoqatave dhe shkollave për mësimin e gjuhës amtare.

Indiferentët dhe përtacët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën e Rilindasve tanë, historia do t’i dënojë, jeta përtej varrit do t’i torturojë. Nga Bostoni i Amerikës Konica shprehej: “Erdhi më në fund dhe për gjuhë shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë! Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipe. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për ë tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd.!

Me këtë shkrim problemor, kuptohet që nuk përfshin gjithçka. Ndaj le të shërbejë për të ndriçuar. Me këtë shkrim problemor, kuptohet që nuk përfshin gjithçka. Ndaj le të shërbejë për të ndriçuar sadopak e me kulturë qytetare një ngjarje që ka hyrë në jetën e përditshme shqiptare, mundësinë për ta mbajtur gjallë gjuhën e bukur shqipe tek fëmijët mërgimtarë, duke ngulmuar më shumë se deri tani për të sotmen dhe të ardhmen e brezave të rinj përmes fjalës së bukur shqipe. Vetem keshtu rritet krenaria e kombit tënd, brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

SHKARKO APP