Formula e thjeshtë e CIA-s për problemin parësor të ekonomisë së Shqipërisë

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka bërë një analizë të një raporti të CIA për ekonominë shqiptare, e cila thotë se prodhimi i të ardhurave nga veprimtaria ekonomike mund të jenë aq të mëdha sa 50% e GDP zyrtare

Kastriot Myftaraj: Qeveria e Shqipërisë ka nisur një aksion për konfiskimin e pronave të padeklaruara në kuptimin e të ardhurave me të cilat janë ndërtuar ose blerë. Kryesisht janë vënë në shënjestër pasuri të paluajtshme, por edhe të luajtshme, sidomos automjete luksoze.

Çuditërisht nuk janë vënë në shënjestër, pasuri të tjera që ndiqen në këto raste dhe mund të përbëjnë shumë më të mëdha se makinat dhe shtëpitë bashkë, siç janë bizhuteritë e shtrenjta.  

Ky aksion a ka kuptim të mos shkojë paralel me aksione të tjera të domosdoshme.

CIA në atë vlerësimin e saj zyrtar për Shqipërinë, i cili është përditësuar në shkurt 2020 jep vlerësim ekonomik duke thënë se prodhimi i të ardhurave nga veprimtaria ekonomike mund të jenë aq të mëdha sa 50% e GDP zyrtare. Kjo ka kuptimin e gjithë pasurisë së një vendit.

Thuhet që 50% e GDP është gri, nuk është brenda sistemit fiskal, nuk taksohet dhe tatohet. Shkurt është jashtë bazës fiskale. Është jashtë kanaleve që sjellin të ardhura në buxhetin e shtetit.

CIA nuk është vetëm agjenci zbulimi, por merret edhe me vlerësime ekonomike dhe jep përcaktime, të cilat vlerësohen nga ana e politikbërësve amerikanë.

CIA ka një sistem të madh të thithjes së të dhënave. Merr të dhëna nga vendet të cilat i mbikëqyr ekonominë, si Shqipëria. Duke pasur parasysh aftësitë që ka CIA për logjistikë mund të trajtojë dhe përdorë të dhënat e botës që do dhe të nxjerrë përfundime.

Të dhant që jep CIA janë shumë të sigurta.

Qeveria merret sot me pasuritë që nuk u është deklaruar burimi i të ardhurve me të cilat janë bërë. Kjo është një gjë e mirë. Dikur shteti duhet të merret me këtë, por pyetja është: Këto pasuri janë megjithatë brenda sistemit fiskal. Pra ne po merremi me majën e ajsbergut, por poshtë është pjesë tjetër e ajsbergut që është me pasuritë e padeklaruara.

Pasuritë e padeklaruar mund të ekzistojnë në Shqipëri sot sepse sistemi ynë i regjistrimit të pasurive e ka marzhin e gabimit 10-20%. Kjo është zyrtare dhe është e pabesueshme sepse nëse do ishte e besueshme, këto pasuritë, pjesë gri e GDP duhej luhatej 20-30%, por ja që pjesa gri e GDP është 50%. Pra edhe marzhi i gabimit të regjistrimit të pasurive të jetë 50% të të ardhurave të tyre.

"Ju flet Moska" -  Formula e thjeshtë e CIA-s për problemin parësor të ekonomisë së Shqipërisë

SHKARKO APP