Forumi i parë ndërkombëtar ‘Qyteti Inteligjent’
Në forum do të marrin pjesë: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama; ministrat e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë; aktorëve të rëndësishëm në lidhje me temën e “Smart City” nga Italia, Britania e Madhe, Austria, Hollanda dhe Gjermania.
Gjatë këtij forumi do të diskutohen temat e mëposhtme:
• Qeverisja inteligjente
• Ekonomia e dijeve
• Shëndeti si mirëqënie
• Mjedisi miqësor
• Përpunimi agro-ushqimor
• Lëvizshmëria
Synimi kryesor i Forumit është të grumbullojë dhe të ndajë ide, njohuri, eksperienca dhe praktikat më të suksesshme nga studiues, autoritete publike dhe profesionistë, të cilat do të shkrihen në një vizion për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e ‘qytetit inteligjent’.
Njëkohësisht, Forumi “Smart City” ka për qëllim të ofrojë një platformë unike dhe interaktive për diskutime dhe debate sfiduese mbi çështjen, duke krijuar mundësinë për të mbledhur së bashku një shumëllojshmëri të institucioneve publike dhe të pavarura, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Kjo iniciativë do të krijojë bazat e një bashkëpunimi efektiv dhe gatishmërinë për të vënë në praktikë ide inovative nga teknologjitë e reja të infrastrukturës, dizajnit dhe teknikave të planifikimit për zhvillimin e rajonit në të ardhmen, si dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian.
Per me shume informacioni gjeni bashkengjitur axhenden.
Linket ku mund të referoheni për më tepër informacion:
www.adriapol.al
www.adriapol.al/Forum
www.umb.edu.al