Forumi: Kandidatët, në program edhe problemet e trashëgimisë kulturore

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore teksa bën me dije se po ndjek me interes garën e kandidatëve për kryetarë të bashkive të vendit, tërheq vëmendjen në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, qoftë asaj materiale por dhe asaj shpirtërore.

“Trashëgimia kulturore e vendit tonë bjerret dita-ditës dhe pëson dëme të pariparueshme e të parikthyeshme. Prandaj Forumi kërkon nga secili kandidat që problemet e trashëgimisë kulturore të gjejnë vendin që meritojnë në programet e tyre elektorale e më pas qeverisëse vendore”, citojnë drejtuesit e këtij Forumi. Duke nënvizuar më tej se trashëgimia kulturore përfaqëson një aset të padiskutueshëm për zhvillimin tonë ekonomik.

“Forumi garanton kandidatet se ai do qëndrojë një vëzhgues i kujdesshëm i problematikës që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore dhe do ngrejë gjithnjë zërin në mbrojtje të saj.Dhe shpreson që kandidatët për kryetarë të bashkive, të reagojnë pozitivisht kundrejt kësaj tërheqjeje vëmendje”, përfundon deklarata e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

SHKARKO APP