Foshnja 10 ditëshe hyn në histori si “politikania” më e vogël e Amerikës

Senatorja e Illinois, Tammy Duckworth ka marrë foshnjen e saj 10 ditëshe në Dhomën e Lartë të Kongresit amerikan. 50-vjeçarja mbërriti në Kongres me vajzën Maile në krahë dhe hodhi një votë për emërimin e administratorit të NASA-s.

Maile ka hyri në histori si foshnja e parë që hyn në Kongresin amerikan dhe nëna e saj është senatorja e parë në SHBA që ka sjellë në jetë fëmijë gjatë kohës që ka qenë në detyrë. Ardhja e vogëlushes ndezi debat mbi politikat e lindjes amerikane. Është vendi i vetëm i zhvilluar në botë që nuk ofron leje lindjeje të paguar për prindërit e rinj.

Senatorët votuan njëzëri të mërkurën lejimin e foshnjave në Dhomën e Lartë, duke argumentuar se një politikë më miqësore ndaj familjes do të paraqiste një shembull për kombin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?