Foshnja mbretërore, Dukesha e Kembrixhit pritet të sjellë sot në jetë fëmijën e tretë

Dukesha e Kembrixhit është shtruar në spital në orët e para të mëngjesit për shkak të dhimbjeve të lindjes, raporton BBC.

Kate Middleton pritet të sjellë sot në jetë fëmijën e saj të tretë me Princ William.

Dukesha ka qenë me leje lindjeje që kur bëri vizitën e fundit mbretërore në një drekë bamirësie në Londër më 22 mars.

Ardhja në jetë e foshnjes do të lajmërohet nga Kensington Palace.

Si me dy fëmijët e saj të parë, Kate shpreson për një lindje natyrore dhe nuk e di nëse do të sjellë në jetë djalë apo vajzë.

Foshnja do të jetë Princi ose Princesha e Kembrixhit.

SHKARKO APP