Fosilet më të vjetra në botë mund të jenë thjesht shkëmbinj

Ato që janë konsideruar si fosilet më të vjetra në Tokë mund të jenë vetëm disa shkëmbinj të deformuar, sipas një studimi të ri.

Studiuesit gjetën ‘fosilet’ dy vite më parë në Greenland, por studimi i ri ka ngritur pyetje se kur filloi jeta në Tokë.

U raportua se ‘fosilet’ e gjetura ishin 3.7 miliardë vjeçarë.

Por të mërkurën, revista Nature, e cila botoi studimin e vitit 2016, lëshoi një hulumtim të ri duke përdorur teknologjinë e NASA-s se strukturat e gjetura në gurë, ndoshta nuk janë fosile, por shkëmbinj.

Megjithëse shkencëtarët australinë vazhdojnë ende të mbrojë qëndrimin e tyre se bëhet fjalë për fosilet më të vjetra në Tokë.

Studimi i ri u realizua nga astrobiologia e NASA-s, Abigail Allwood, e cila gjeti fosilin më të vjetër gati 3.5 miliard vjeçar.

Kur lexoi të dhënat e vitit 2016, ajo mendoi se diçka nuk shkonte ndaj vendosi të nisej drejt Greenland dhe të studionte rastin.

Allwood gjeti froma, gërryerje dhe  kryesisht shtresat e brendshme të strukturave nuk përputheshin me këtë lloj fosili, të quajtur stromatolites.

Pastaj Allwood përdori një version të një instrumenti ,që po dërgohet në Mars për disa vjet, për të krijuar një hartë kimike të strukturës. Ajo tha se nuk kishte shenja kimike të jetës së fosilizuar.

Tre ekspertë të tjerë thanë për Associated Press se ata bien dakort me hulumtimin e ri, pasi sipas tyre askush nuk mendonte se ishin fosile siç sugjerohej nga Allen Nutman në Universitetin e Wollongong në Australi.

SHKARKO APP