FOTO/ Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, takim me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të kenë një ambasadore në Tiranë.

Yuri Kim është emëruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas largimit nga Shqipëria të Doland Lu.

Ambasadorja e emëruar, që pritet të kalojë edhe kongresin, ka zhvilluar ditët e fundit një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Mësohet se gjatë këtij takimi është diskutuar për politikën e SHBA-së dhe vendet ku janë emëruar ambasadorët e rinj.

Pompeo duket se ka dhënë edhe porositë e fundit për ambasadorët e emëruar, me qëllim që të luajnë një rol sa më të mirë në vendet ku do shkojnë.

Në Tiranë, ambasada e SHBA-së prej muajsh po drejtohet nga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, që ka zëvendësuar ambasadorin Donald Lu, i cili u riemërua në Kirgistan.

SHKARKO APP