FOTO/ “Dashuria 70 vjeçare” e çiftit të moshuar frymëzim për të rinjtë

Martesa e lumtur 70 vjeçare mes Imara Fakiri (95) dhe Hazra Buzazi (86) në Tunizi e cila ka kohë që ka kaluar gjysmë shekulli, paraqet burim frymëzimi për të rinjtë.

Çifti i cili jeton në veri të vendit, në një fshat në rajonin Gar ed-Dima, në kufi me Xhezajirin, kanë 13 fëmijë dhe 67 nipër e mbesa.

Ata pohuan se gjatë viteve të kaluara jo që u është pakësuar dashuria e respekti por u është shtuar dhe më shumë dhe theksuan se kanë jetuar një jetë të thjeshtë por të lumtur në këtë kohë, kur si shumë gjëra të tjera, harxhohet shpejtë edhe dashuria.

“Ha vetëm bukën e përgatitur nga bashkëshortja ime”

95 vjeçari Imara Fakiri tha se domethënia e emrit të tij është “ndërtues”. “Familja më ka vendosur këtë emër në mënyrë që të ndërtoj vet shtëpinë time. Mendoj se i kam dalë hakut emrit tim. E kam krijuar familjen time, me vite jam marrë me tokë”.

Burri i moshuar, për sekretin e martesës së gjatë dhe dashurisë së pafund, tha: “Që nga dita kur jemi martuar, nuk kam ngrënë bukë tjetër pos bukës së gatuar në shtëpi nga duart e gruas sime”.

Nga ana tjetër, 86 vjeçarja Hazra Buzazi, emri i së cilës do të thotë “e begatshme, e mirë”, tha se emri i ka sjellë fat. “Nuk e kemi lënë bisedën me bashkëshortin tim. Gjithmonë gjejmë tema për të biseduar. E dëgjojmë njëri-tjetrin dhe flasim me njëri-tjetrin”, shprehet ajo.

Gruaja e moshuar më tej shpjegoi se sipas traditave tuniziane, rëndësi të jashtëzakonshme pas ushqimit zë pirja e çajit. “Çajin tim lejoj ta mbush vetëm Imara. Edhe kur vijnë fëmijët, gjendja nuk ndryshon. Nuk dua të pi çajin nga dikush tjetër”.

“Qëndrojnë bashkë pranë pemës të cilën e kanë mbjellë vet ata”

Çifti i moshuar në ditën e martesës ka mbjellë një pemë dhe vazhdojnë t’i dhurojnë lule njëri tjetrit sikurse ditën e parë. Ata pohuan se kënaqen shumë duke qëndruar poshtë kësaj peme pa dallim a është verë apo dimër.

Ata më tej theksuan se i bëjnë të gjitha punët bashkë duke filluar nga fusha, ara, bahqeja dhe punët e shtëpisë si dhe shtuan se edhe pulat i ushqejnë bashkë.

Imara Fakiri dhe Hazra Buzazi, thonë se edhe përkundër dinamikës së kohës, kanë një jetë të thjeshtë dhe të lumtur./Anadollu

SHKARKO APP