FOTO/ Dasma e tyre po ‘çmend’ rrjetin, çifti i shpall sfidë borës. Martohet mes të ftohtit

Ndërkohë që ‘Bisha nga Lindja’ ka shkaktuar kaos në rrugët e disa qyteteve britanike, për shkak të ngricave dhe dëborës, ka edhe nga ata që po e shijojnë këtë ‘surprizë’ të motit.

Jemma Sëainston-Rainford dhe Steven Lucock vendosën të bëjnë dasmën e tyre, në bardhësinë e dëborës, në një kompleks, në Northumberland.

Gjithçka ishte perfekte për çiftin, por edhe për të ftuarit, që u argëtuan pa masë në këtë ‘Dasmë të bardhë’, ku nuk mungoi hareja dhe lojërat në dëborë.

Fotot e dasmës, të realizuara nga fotografi profesionist, Sean Elliot, bënë menjëherë xhiron e botës, në rrjetet sociale.

Kujtojmë se prej disa ditësh moti i ftohtë që ka pushtuar europën ka shkaktuar dhjetra viktima.

SHKARKO APP