FOTO/ Hero edhe në jetën reale, jo vetëm në filma. Ja ç’ka bërë aktori Harrison Ford

Aktori Harrison Ford është kthyer në një hero teksa i ofroi ndihmë një gruaje, makina e së cilës kishte dalë nga rruga në Santa Paula, Kaliforni, të dielën.

Ford, 75 vjeç, ishte njëri nga disa persona që ndaluan të ndihmonin gruan, e cila humbi kontrollin e makinës e doli nga rruga.

Ajo u transportua në spital, megjithatë kishte pësuar vetëm dëmtime të lehta. Një nga policët që shkoi në vendngjarje bëri disa foto të yllit të filmave me Indiana Jones teksa ndihmonte dhe komunikonte me të pranishmit.

Besohet se Ford, i cili është i pasionuar pas avionëve, po kthehej nga aeroporti i vogël i Santa Paulas ku shkojnë shumë persona të dhënë pas fluturimit.

Kjo nuk ishte hera e parë që Ford jep ndihmë në rrugë.

Në shtator, ai ndihmoi në drejtimin e trafikut në New York, pas një aksidenti që solli një bllokim të madh në rrugë pranë tunelit Midtoën Tunnel në Manhattan.

Ai nuk është i panjohur as për aksidentet e frikshme, pasi është përfshirë në dy aksidente ajrore në tre vitet e fundit.

Në mars 2015 u dëmtua pas një zbritjtje të fortë në fushën e golfit Penmar Golf Course në Venice, Kaliforni. Ai ishte duke drejtuar një avion të Luftës I Botërore, Ryan Aeronautical ST3KR, i vitit 1942.

Në shkurt të këtij viti, Ford uli avionin e tij Aviat Husky, një avion me helikë me një motor, në autostradën që çon në aeroportin John Wayne në Santa Ana.

Në atë incident, Ford fluturoi sipër një avioni Boeing 737 të American Airlines, me 116 njerëz në bord. Ai u deklaroi zyrtarëve të Administratës Federale të Aviacionit se ishte shpërqendruar nga dy avionë, çka e kishte çuar në situatën e rrezikshme.

Marrë nga Daily Mail-Përgatiti: SYRI.net

SHKARKO APP