FOTO-Humor: Zbulohet gjermani i fundit që iku nga Shqipëria

Edhe këtë 29 nëntor, ashtu si çdo vit, festa e çlirimit u përkujtua e ndarë.

Demokratët nuk e festuan, madje në Shkodër pati edhe një incident me Voltana Ademin, që bëri thirrje për bojkot të kësaj date.

Demokratët thonë se festa e çlirimit duhet të përkujtohet më 28 nëntor, ndërsa të majtët më 29 nëntor, pasi sipas tyre, atëhere është larguar nga Shqipëria gjermani i fundit.

Në rrjet ndërkohë, ka humor me këto debate, që në thelb duken pa ndonjë rëndësi të madhe./TemA

SHKARKO APP