FOTO/ Kjo martesë ka mahnitur të gjithë, lexoni historinë e çiftit nga Prizreni

Në stinën e verës më së shumti të rinjtë kurorëzojnë dashuritë e tyre me martesë. Secili në mënyrën e vet, duke tentuar që të lënë vepra, të cilat me emocione do të mund t’i kujtojnë më vonë.

Viti 2018 ka qenë një vit i ngjeshur sa i përket martesave në Prizren. Por, ne ju kemi sjellë dasmën e këtij viti, e cila do të mbahet mend për shumë vite dhe për shumë arsye. Dy të ri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, të cilën e kanë ushqyer me respekt, mirësjellje e harmoni ndër vite. Bëhet fjalë për Mahmut Tarashaj dhe Valentina Elshani – Tarashaj.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju kujtojmë se Mahmuti ka patur para disa viteve një aksident, nga i cili ka mbetur në karrocë. Por angazhimi i tij në fusha të ndryshme nuk ka munguar. Ka organizuar mbrëmje muzikore, ka menaxhuar këngëtar dhe ka realizuar disa biznese. Ndërsa Valentina është e njohur në fushën e modës, shkruan 04 Online.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Ne jo rastësisht e kemi quajtur si dasmën e vitit 2018, pasi çifti në vazhdimësi ka përcjellë një mesazh që aty këtu i ka munguar shoqërisë sonë, pra që të gjendemi në të mirë e në të keq pranë atyre, që i duam dhe na duan. Këtë e kanë dëshmuar Mahmuti me Valentinën. Çdoherë pranë njëri tjetrit, çdoherë për njëri tjetrin derisa janë bërë model për të rinjtë tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?