FOTO/ Kush është shqiptari që synon të ulet në Parlamentin e Hamburgut

Numri i shqiptarëve që po integrohen në jetën socio-politike në vendet e perëndimit nuk është më një rast i izoluar por një realitet që po vjen gjithnjë e në rritje. Mediat gjermane shkruajnë  se kësaj here do jetë një kandidat shqiptar, i cili do garojë për të fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Hamburgut.

Një ditë më parë, shqiptari Sami Musa ka bërë publike në faqen zyrtare në “Facebook”, pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, më 23 shkurt 2020. Kjo është periudha e 22-të legjislative e Parlamentit të Hamburgut pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai këtë vit ishte kandidat për Kuvendin Komunal të Harburgut në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 maj.

SHKARKO APP