Foto/ Letra që të përlot, vogëlushja italiane bën gjestin prekës, dhuron pesë euro për të prekurit në Shqipëri

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi vendin ka tronditur të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. Kjo dramë e madhe u shoqërua me solidaritet dhe ndihma nga shumë vende të tjera, në rajon dhe në botë. Krahas ndihmave finaciare që kanë ofruar shtete të ndryshme, solidaritet emocionuese ka pasur edhe tek fëmijët e vegjël.

Një rast emocionues dhe shumë prekës vjen nga Italia. Një vajzë e vogël italiane  me emrin  Emily ka shkruar një letër për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, ndërsa nga kursimet e saj ka dhuruar edhe shumën prej pesë eurosh për bashkëmoshatarët e saj në Shqipëri. Letra mban datën e 26 nëntorit, ditën kur lëkundjet sizmike lanë pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova në lajme për lajmin e keq. Mami im që tani është duke pirë kafe, më shpjegoi se në Shqipëri pati një tërmet të fortë. Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë. Më vjen keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika, ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes. Unë nuk jam shqiptare, por dua t’u them atyre fëmijëve se dëshiroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t’ia bëj e dua që ju të më ndihmoni t’iu dërgoj fëmijëve të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë çfarë u ka ndodhur. Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro, që nesër të hani mëngjes”thuhet në letrën prekëse të vogëlushes me emrin Emily.

SHKARKO APP