FOTO/ Londër, dasma e vitit, kartolina, flamuj, filxhanë me portretet e Harry dhe Meghan

Nëse ju jeni në Piccadilly Circus, përballë Green Park dhe Buckingham Palace ose në zonën e Kensington, në Londër, fjala kyçe është vetëm një ose më mirë, tre: Harry dhe Meghan.

Dasma mbretërore do të zhvillohet më 19 maj në Windsor, një qytet në periferi të kryeqytetit, por kjo nuk është arsyeja pse Londra është e përjashtuar nga mania mbretërore e dasmës.

Kartolina, flamuj, filxhanë, pjata, lugë, mbajtëse çelësash, po shiten kudo.

Kush mbërrin në Londër ka kënaqësinë të marrë një kujtim të kësaj ngjarjeje të madhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Parashikimet e kostos për këtë martesë janë rreth 32 milionë paund, shumë prej të cilave janë shpenzuar në siguri, Por sipas ekspertëve britanikë, të ardhurat janë shumë më tepër, me një rritje në vitet e ardhshme të mbi 4 milion turistëve dhe një rritje në qarkullim që tejkalon 2 miliardë paund.

Ndërkohë, sa i përket çiftit është mësuar se nuk do të ketë marrëveshje paramartesore mes fëmijës së dytë të Lady Diana dhe ish-aktores amerikane Meghan Markle.

Prandaj do të jetë një akt besimi dhe dashurie që dy ”pëllumbat” e rinj do të ndërmarrin në pranverë, një zgjedhje që nuk është aq e dukshme nëse konsiderojmë se vëllai i Uilliamit ka pësuar një presion të konsiderueshëm për të nënshkruar një kontratë, që do të siguronte pasurinë e tij, në rast se martesa me Kate Middleton nuk shkonte mirë.

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding

Britain Royal Wedding 50 Days

MEGAN12-696x511

Britain Royal Wedding

SHKARKO APP