FOTO/ Ndahet nga jeta modelja që tronditi politikën

Modelja e njohur britanike Christine Keeler ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi humbi luftën me një sëmundje në mushkri.

Keeler u diagnostikua me sëmundjen “pulmonare obstruktive kronike” dhe qëndroi për disa muaj në spital ku humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Hampshire.

Modelja mori vëmendjen e të gjithëve pas romancës sekrete me ministrin e kabinetit John Profumo në vitin 1963, pikërisht në kulmin e Luftës së Ftohtë.

ImageChristine Keeler

Ajo u bë e famshme për pjesën e saj në skandal, që tronditi qeverinë britanike të Harold Macmillan, por djali i saj tha se fama erdhi “me një çmim të madh personal”. Seymour Pratt konfirmoi se “çështja Profumo” ka pasur ndikim të madh në jetën e nënës së tij.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, asokohe adoleshente, Keeler deklaroi se kishte një lidhje me Ministrin Konservator të Kabinetit John Profumo.

Ajo gjithashtu pohoi se në të njëjtën kohë, ishte në një marrëdhënie me një diplomat rus, Eugene Ivanov, një asistent atashe detar në ambasadën sovjetike.

Pas deklaratave, Profumo u detyrua të japë dorëheqjen pasi gënjeu për këtë çështje në Parlament dhe skandali konsiderohet të ketë kontribuar në rënien e qeverisë Macmillan.

Familja e Keeler bëri me dije se ajo vdiq të hënën në ora 23:30 në “Princess Royal University Hospital” në Orpington, në juglindjen e Londrës.

Duke kujtuar nënën e tij, Platt i tha BBC: “Ajo e fitoi vendin e saj në historinë britanike, por me një çmim të madh personal”.

“Dhe pavarësisht, ne të gjithë jemi shumë krenarë se kush është ajo në fund”, shtoi ai.

Douglas Thompson, gazetari dhe autori i cili punoi me Keeler në librin e saj të kujtimeve e kujton si një “grua të qeshur dhe që shkëlqen pozitivitet”, ndërsa e cilëson si “një nga njerëzit më të ndershëm që kam takuar ndonjëherë”.

“Ajo besonte absolutisht çdo gjë që ka thënë për aferën Profumo,” tha ai. “Ajo tha atë që ajo mendoi,” vijoi ai. “Unë mendoj se ndershmëria është shumë e habitshme.”

Ai e përshkroi znj. Keeler si një “viktimë të kohës”, duke shtuar se ndoshta do të kishte shfaqjen e vet televizive, nëse skandali do ndodhte në kohët e sotme.

“Gjëja interesante për të është se ajo që u përpoq t’i shpëtojë (skandalit)”, tha ai. “Unë mendoj se ajo kurrë nuk ia arriti, kjo ishte një tragjedi.”

“Ajo kurrë nuk mundi të mos ishte Christine Keeler”, shtoi ai.

Në vitin 1963, Profumo i tha “Dhomës së Përbashkët” se ai dhe znj. Keeler ishin “në kushte miqësore” dhe nuk kishte “asnjë padrejtësi” në marrëdhëniet e tyre, pasi deputetët e opozitës shprehën shqetësime rreth implikimeve të sigurisë kombëtare. Profumo akuzohej se edhe ai kishte lidhje miqësie me Eugene Ivanov.

Përfundimisht ai pranoi të gënjejë në Parlament duke mos pranuar të vërtetën dhe dha dorëheqjen si Sekretar i Shtetit për Luftën dhe nga “House of Commons of the United Kingdom” (Dhoma e ulët në Parlamentin britanik). Aferën e pranoi më vonë.

Keeler u martua dy herë dhe të dyja lidhjet zgjatën pak duke përfunduar në divorc. Ajo lindi dy djem.

© SYRI.net

SHKARKO APP