FOTO/ Një unaze romake 1800 vjeçare zbulohet nga një detektor metalik, vlera e saj …

Një gjahtar amator i thesarit ka zbuluar një unazë ari romake 1800 vjeçare në Somerset, në jugperëndim të Anglisë. Objekti u gjet duke përdorur një detektor metalik dhe është në gjendje shumë të mirë.

Unaza e artë me 24 karat përmban një gdhendje, oniksin e perëndeshës romake të Fitores(Victory) dhe besohet se i përkiste një figure me “status të lartë” rreth viteve 200-300 pas Krishtit.

Ish ushtaraku, 45 vjeçari Jason Massey ka zbuluar këtë stoli të rrallë në një fushë pranë Creëkerne, në të njëjtin vend ku u gjet më parë një arkivol romak i veshur me plumb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e unazës do të përcaktohet nga Muzeu Britanik, megjithatë Massey dhe pronari i tokave do të ndajnë 50 për qind të fitimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi i zbulimit besohet të ketë qenë dikur një vilë romake me status të lartë. Gjetja është bërë gjatë një gërmimi me grupin “Zbulimi për veteranët”. Grupi gjithashtu zbuloi 60 monedha romake, ndërsa gërmimet vazhdojnë ende.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?