FOTO/ Nxirret në ankand nga Iron Planet avioni privat i braktisur i Elvis Presley
Në kohët e tij të arta Elvis Presley kishte tre avionë. Për momentin dy gjenden në Graceland, në shtëpinë e mbretit të rok and roll në Memphis në Tennessee.
Një tjetër ndodhet prej 36 vjetësh në aeroportin e vogël të Rosswell, në New Meksikë dhe do të nxirret në ankand online me një cmim që varion nga 2-3 milion dollar. Ofertat do të pranohen deri në 27 korrik.
Lockheed JetStar 1329 e 1962, nga fotot e publikuara nga shtëpia e ankandeve Iron Planet, duket i dëmtuar, është pa motor, plotësisht i ndryshkur dhe me kolltuqe kadifeje ngjyrë rozë. Modeli është shumë i rrallë, duke pasur parasysh që mes 1957 dhe 1978 janë realizuar vetëm 204 të tillë.









KOHA JONË SONDAZH

