FOTO/ Pas sulmit me acid në fytyrë, 31-vjeçarja nga Vlora publikon fotot dhe jep një mesazh

Vilma Dule, 31-vjeçe, është vajza nga Vlora që 5 vite më parë u sulmua me acid nga një i panjohur poshtë pallatit të saj, teksa shkonte për në punë. Ngjarja ndodhi më 27 gusht 2013, teksa 31-vjeçarja u sulmua, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin, si dhe duke i shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.
Edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Vilma Dule ka gjetur kurajën dhe forcën për të ecur para dhe i është nënshtruar disa operacioneve për të rikuperuar pamjen.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj të Facebook dhe ka përçuar mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin pavarësisht gjithçkaje.

“Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën”, shkruan Vilma Dule.

/syri.net

SHKARKO APP