Foto sa një mijë fjalë: dy binjakë duke u puthur, teksa njëri është diagnostikuar me kancer!
Një fotografi emocionuese ka përlotur mbarë rrjetin, teksa shfaqen dy binjakët të vegjël, vëlla e motër duke u puthur, fotografi kjo e shpërndarë nga e ëma, në një kohë kur njëri prej tyre është diagnostikuar me leucemi.
Është hera e parë që 3-vjeçari Fox Parkin është ndarë nga motra e tij, Winter, për shkak se ka nisur një trajnim të vështirë e rraskapitës për kancerin. I mituri vuan nga një lloj i rrallë i leucemisë.
Fillimisht, tetorin e vitit të shkuar, 3-vjeçari u kurua nga bajamet. Pavarësisht kurës me antibiotikë, simptomat iu rikthyen dhe temperatura nisi t’i rritej.
Ditën e Krishtlindjeve, e ëma e tij, Holly vuri re një skuqje shqetësuese në pjesën e pasme të këmbëve të fëmijës. Mjekët kryen kontrollet përkatëse, nga ku u mësua se Fox vuan nga Leukemia Akute Promyelocytic (APL) – një formë e rrallë e kancerit të gjakut, që prek 200 njerëz çdo vit në Angli.