Foto sa njëmijë fjalë! Vajza e vogël me maskë dhuron lule për policin në shërbim, Lleshaj: Faleminderit!

Në këto ditë të vështira për të gjithë, policët por edhe ushtarët janë në krye të detyrës duke monitoruar në terren zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

E ndërsa policëve iu duhet të përballen ndonjëherë edhe me qytetarë të pabindur, një vajzë e vogël ka zgjedhur t’i përgëzojë ata për punën e tyre.

E maskuar, ajo është afruar me një lule në dorë për t’ja dhuruar një polici në shërbim. Foton e ka ndarë në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu i falenderon ata për punën e tyre.

SHKARKO APP