FOTO/ Seks në makinën e shërbimit, pezullohen nga detyra polici dhe policja
Një grua 32-vjeçare dhe një burrë 35 vjeç, i martuar, të dy oficerë policie në Britaninë e Madhe, janë kthyer në personazhe të ditës në mediat vendase pasi u publikua afera e tyre seksuale.
Zoe Philips Andrew Perry janë pushuar nga puna me akuzën se kanë kryer marrëdhënie gjatë shërbimit dhe në automjetin e policisë.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Daily Mail”, oficeri i policisë që hetoi këtë çështje ka thënë se 32-vjeçarja nuk ishte viktimë, por gjithçka e bënte me vullnetin e saj, ndrërsa ka sqaruar se ata të dy takoheshin kryesisht në shtëpinë e 32-vjeçares gjatë kohës që duhet të ishin në shërbim.
Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë.
35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës, ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar që gjatë orarit të shërbimit të ketë patur marrëdhënie me Andrew.
Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë.
Besohet se afera mes tyre ka nisur në fillim të vitit 2018.