FOTO/ Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha sjellin ‘Një zemër’, këngën për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në prag të festës së madhe të Pavarësisë së Kosovës, dedikuar kësaj dite pritet të publikohet një projekt që bashkon dy artistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Nuk ka festë kombëtare në tërë shqiptarinë që nuk dëgjohet kënga e saj “Xhamadani vija vija”, shkruan Express. Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza është kujdesur që në festën e madhe të Pavarësisë së Kosovës ta publikojë një këngë të re dedikuar dashurisë së atdheut.

Ky projekt që mban titullin “Një zemër” vjen bashkëpunim mes Shkurte Fejzës dhe Kastriot Tushës.

Për tekstin është kujdesur Faruk Tasholli ndërsa është kompozuar nga Edmond Zhulali.

Kënga vjen e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit janë bërë në Krujë, Ulqin, Prizren dhe Shkup.

Këngëtarja ka zbuluar disa pamje nga xhirimet e këtij projekti që padyshim do të jetë një hit duke pasur parasysh emrat e mëdhenj të Shkurte Fejzës dhe Kastriot Tushës.

SHKARKO APP