Foto të rralla nga Shqipëria e kohës së “shokut Enver”

Këto foto të rralla,  brezat e rinj, të lindur pas 1990-s, mund ta kenë të vështirë të kuptojnë domethënien e shumë prej tyre. 

Bien në sy mbledhje të rinjsh ku lexohen gazeta që përmbajnë vetëm propagandën e regjimit komunist. Por edhe foto e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, i cili është i rrethuar nga partizanë. Duket se fliste vetëm ai dhe dëgjohej me shumë vëmendje, ndonëse nuk kishte ardhur ende në pushtet.

Aksione vullnetare dhe parada të koordinuara me raste festash ishin tejet të zakonshme në ato kohë.

Pasqyrohet kudo një lumturi thuajse naive si dhe një rini që kalitej për ta çuar përpara Shqipërinë Socialiste.

Por kishte edhe anë pozitive. Spikat zona e plazhit në Durrës, asokohe të paktën e mbajtur në gjendje shumë të mirë dhe e pyllëzuar kudo, ndërkohë që sot është pushtuar nga betoni.

Në vitet e fundit të diktaturës, nxënësit e asaj kohe ende kujtojnë se i kërkohej sapo fillonte viri shkollor hartimi me temë,  “xhaxhi Enver rron dhe do të rrojë në zemrat tona!”.

SHKARKO APP