FOTO/ Tinka Kurti nga spitali drejt e në Opera, ja çfarë ndodhi sot në ‘Pallatin e Kongreseve’
Vetëm pak ditë pas shtrimit të saj me urgjencë në spital, aktorja e njohur shqiptare, Tinka Kurti, i është rikthyer menjëherë aktiviteteve artistike.
Ajo ka qenë e pranishme sonte në premierën e operës “Carmen”, e cila është mbajtur në “Pallatin e Kongreseve”, shkruan Syri.net.
Kjo operë që vjen premierë pikërisht sot dhe duhej të ngjiste në skenë Tinka Kurti. Por në fakt aktorja e njohur e ka shijuar shfaqjen vetëm si spektatore.
Në fotografitë e mëposhtme shihet se Kurti qëndron në rreshtin e parë mes të ftuarve, pranë ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Shkak i këtij vendimi është bërë gjendja e saj shëndetësore, pasi aktorja 3 ditë më parë doli nga spitali.
Kujtojmë se kjo është dalja e parë publike e saj pasi doli nga spitali në datën 27 janar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi.
Opera “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës do të shfaqet duke nisur nga sot, deri në 31 janar dhe 2 e 3 shkurt.
Në skenë është ngjitur i ftuari special, koreografi me famë ndërkombëtare Gheorghe Iancu, të ftuar special janë edhe balerinët: Anbeta Toromani dhe Alesandro Macario ndërsa Carmen vjen nën interpretimin e Vikena Kamenica dhe Ivana Hoxha.