FOTO/ Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë

Artistë të sërës së tyre, na bëjnë të ndihemi krenar që jemi shqiptarë, dhe diçka të  tillë ata e dëshmojnë përmes punës profesionale, talentit dhe dëshirës për të shkëlqyer në çdo kohë e vend. Dhe Ermonela Jaho është vetëm një prej tyre! Sopranoja e famshme shqiptare, ka interpretuar në skenat më të mëdha të botës, me performanca virtuoze që kanë ngritur në këmbë sallat e teatrove më prestigjiozë, ku i është dashur të interpretojë ndër vite.

Pikërisht, ka qenë opera “Madama Butterfly” në “Met Opera” në New York, ku Ermonela ka sjell rolin e “Ço Ço Sanit” dhe kaq ka mjaftuar që për të të shkruajnë mediat dhe gazetat më të njohura amerikane, por jo vetëm. Zëri brilant, emocionet e forta e ngritën peshë publikun artdashës, ndërsa këtë performancë të shkëlqyer të artistes e ka vlerësuar edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Për nder të sopranos, ajo ka organizuar një mbrëmje të veçantë, ku morën pjesë edhe figura të tjera shqiptare, të njohura për kontributin e tyre profesional në Amerikë, e gjetkë në botë. Mes tyre ishte fotografi Fadil Berisha, çifti i artistëve Mira dhe Shpëtim Saraçi, etj. Vet, Ermonela nuk i ka kursyer vlerësimet, përmes një statusi në instagram.

Të tillë figura plot vlera artistike dhe shoqërore, na e mbushin zemrën plot. Shumë suksese për ta!/Class

SHKARKO APP