Foto zyrtare nga lidhja e Eni me Gencin

U bë më shumë se 1 viti që flitet për një lidhje të mundshme rreth Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit. Edhe pse të gjithë shenjat të çonin në një përfundim të vetëm, asnjëri prej të dyve nuk e konfirmoi, derisa Genci vendosi të thyejë akullin i pari.

Këngëtari pranoi në “Op Labi Party” se është në një lidhje me Eni Koçin. E ndërsa kjo e fundit, reagoi për herë të parë pas kësaj deklarate përmes kësaj fotoje.

“Jeto, Dashuro Qesh”- shkruan Eni në foton e publikuar orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it dhe s’ka më asnjë dyshim që ajo dhe Prelvukaj janë duke jetuar prej kohësh një romancë. Krah njëri tjetrit, kjo është hera e parë që dyshen e shohim si çift. Sigurisht kryefjala e komenteve ishin urimet për lidhjen.

https://www.instagram.com/p/Br8fAX3BjdB/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP