Fotografia e bukur e reve të bardha

Nuk është një imazh nga një film fantastiko shkencor, por foto reale e realizuar mëngjesin e kësaj të diele në Piazza San Babila , në qendër të Milanos.

Një grumbull i pazakontë resh në qiellin blu të pastër.

Imazhe të ngjashme u postuan në mediat sociale në kohë reale nga dhjetëra njerëz në të gjithë qytetin, të mahnitur nga forma e pazakontë e reve që mbërrinin mbi kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dy ditësh shiu, qielli gri dhe motit afër vjeshtës, mbase askush nuk do të priste të shihte një pamje të tillë . Pasi u gjet perspektiva e duhur, “efekti i Armagedonit” erdhi vetvetiu. Asgjë për tu frikësuar megjithatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa çaste më vonë, Milano ishte në gjendje të vazhdonte të shijonte një të dielë të shkëlqyeshme me diell , “bishti i fundit” i një vere, e cila, siç tregojnë temperaturat e ditëve të fundit, ngadalë po i lëshon vendin sezonit të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?