Fotoja e rrallë e Van Gogh? Ekspertët: E vëllait të tij Theo

Një fotografi që besohet të jetë njëra nga dy fotografitë e mbijetuara të artistit Vincent Van Gogh, është në fakt një fotografi e vëllait të tij, Theo. Të paktën kështu tha një punonjës i Muzeut “Van Gogh” në Amsterdam.

Imazhi bardhezi ka kohë që mendohet të tregojë Vincentin në moshën 13-vjeçare. Por, pasi u ngritën dyshime rreth identitetit të djaloshit me flokë të kuq në foto, hulumtimet e ekspertëve treguan se nuk ishte Vincenti, por vëllai i tij i vogël Theo, në moshën 15-vjeçare.

“Kur dëgjova se kjo fotografi me shumë gjasa është e stërgjyshit tim Theo, dhe jo e Vincentit, u befasova, por jam i kënaqur që misteri është zgjidhur”, tha Ëillem van Gogh, nipi i Theos dhe këshilltar i bordit të Muzeut “Van Gogh”.

Vincent Van Gogh kreu vetëvrasje në moshën 37-vjeçare në vitin 1890, pas një jete emocionale të trazuar.

Ndërkohë që Van Gogh është i njohur për autoportretet e tij të gjalla, me ngjyra, me emocione të turbullta në vajra, ai ka treguar një ngurrim të habitshëm për t’u kapur në kamera.

E vetmja fotografi e njohur e tij e tregon atë në moshën 19-vjeçare. Pamja e tij, me sa duket si një 13-vjeçar, e marrë nga fotografi i Brukselit, Balduin Schëarz, së pari doli në një ekspozitë në vitin 1957, të organizuar nga një studiues belg, i cili e identifikoi Van Goghun në një katalog të vitit 1866.

SHKARKO APP