Fotoja e vajzës 9-vjeçare me lëpirëse dhe armë në dorë bën xhiron e botës
Një foto e një vajze 9-vjeçare ukrainase, me një lëpirëse në në gojë dhe një armë gjahu me dy tyta në duar po bën xhiron e botës.
Ulur në dritaren e një ndërtese të tronditur nga zjarri rus: një simbol i fëmijërisë i mohuar në vendin e pushtuar nga Moska, por me një shprehje sfide, jo terrori, si për të treguar krenarinë e popullit ukrainas edhe në një moshë kaq të hershme .
Fotoja, e realizuar nga babai i vajzës, Oleksii Kyrychenko, dhe e postuar në facebook me titullin “Vajza me karamele” pikërisht për të “sjellë vëmendjen e botës ndaj agresionit rus”, shpërthen në rrjetet sociale pasi u shpërnda nga Donald Tusk, ish- president i Këshillit Evropian.
“Ju lutemi mos i tregoni asaj se sanksionet më të ashpra do të ishin shumë të shtrenjta për Evropën!” është mesazhi me të cilin politikani polak shoqëron postimin e tij, duke iu referuar frikës së disa sektorëve ekonomikë për një përshkallëzim të sanksioneve.
Flokë kafe të gërshetuara me një fjongo që ka ngjyrat verdheblu të flamurit ukrainas, këmbën e djathtë të shtrirë përgjatë pragut dhe vështrimin e kthyer nga jashtë, si një ushtar në roje, një ushtar vetëm 9 vjeç që nuk duket mjaft i tmerruar . Ndonëse e ‘ndërtuar’, fotoja ka një ndikim kaq të fortë saqë në pak orë bëhet ‘virale’. Vetëm retëeet-et e postimit të Tusk janë afër 5000, ndërsa në facebook babi Oleksii kalon 200 share. Një foto-ikonë e tragjedisë së fëmijëve, të shpërngulurve, të privuar nga shkolla, të vrarë nga bombardimet, të goditur edhe në lindje në spitalet pediatrike si në Mariupol, dhe të një rezistence që nuk ka ndërmend të përkulet.