Fotoja që ndau rrjetet sociale në pro dhe kundër

Një foto e modeles Chrissy Teigen ka rihapur debatin e ushqyerjes me gji në publik.

Instagrami u “nda më dysh” pasi ajo postoi një foto me gjoksin zbuluar, teksa ushqente djalin e saj Miles, 6 muajsh.

Vetëm brenda një dite, fotoja mori 3 milionë pëlqime.

“Luna më kërkoi t’i ushqeja edhe kukullën. Më duket sikur kam dy binjakë”, shkroi Teigen.

Postimi u shoqërua nga shumë komente pro dhe kundër.

Disa e shohin si nacizizëm dëshirën e modeles për të ndarë me ndjekësit një foto kaq intime.

Ndërsa të tjerë e vlerësojnë për ndikimin pozitiv të saj te të gjitha gratë që kanë fëmijë të vegjël, të cilët i ushqejnë me gji.

SHKARKO APP