FOTOJA që po thyen zemrat e miliona njerëzve

Kjo foto po thyen zemrat e miliona njerëzve.

Një amerikane, e cila po hante drekë në një restorant më 14 shkurt, arriti të sjellë këtë imazh befasues.

Një i moshuar, i mbytur në lot, ishte ulur në tavolinë përballë “hirit” të së shoqes.

Në tavolinë ishin dy gota verë dhe fjalët “ti dhe unë”.

“Pashë diçka që më bëri të kujtoj se nuk do e kemi gjithmonë njëri-tjetrin pranë për ta mbajtur, për të folur, për ta dashur apo për të luajtur ose edhe për t’u zemëruar pak me të”, shkroi amerikania që bëri foton.

Sipas saj, i moshuari ishte kaq i dashuruar me të shoqen, sa vazhdonte të dilte për verë me të, edhe pas vdekjes.

Image

SHKARKO APP