Fotoja që u bë menjëherë virale/ 81-vjeçari mbi gomar dhe me leje udhëtimi

Fotografia e një 81-vjeçari të hipur mbi gomarin e tij, me një maskë dhe leje për të udhëtuar, është bërë menjëherë virale në mediat italiane.

Në këtë periudhë të vështirë për shkak të koronavirusit, Marco Dessi, nga një fshat i Sardenjës ku ka kryesisht të moshuar, vazhdon jetën e tij si zakonisht por me masat paraprake.

Çdo mëngjes ai shkon me gomarin e tij në fshat për të pare delet, derrat dhe qentë. 81-vjeçari mban në xhep vërtetimin se ka leje për të udhëtuar dhe në fytyrë mban maskën.

“Në fshat vështirë se takoj ndonjë njeri, por ndodh të shoh një fshatar dhe ndaloj të flas me të, prandaj vendos edhe maskën që ma ka dhënë mbesa ime infermiere”, ka thënë ai.

“Unë i ndjek lajmet çdo ditë dhe e di se ky është një virus i rrezikshëm, sidomos për ne të moshuarit. Unë gjithmonë kam qenë i shëndetshëm, por këtë here duhet të jem i kujdesshëm, nuk kisha njohur kurrë një situate të tillë”, ka rrëfyer 81-vjeçari, shkruan Ansa

SHKARKO APP