FOTOLAJM – “Një kafe për Mejdanin…”, kolegët shkodranë nuk e harrojnë kurrë “Shtetin”, e kujtojnë për ditëlindje
Kolegët nuk e harrojnë “Shtetin”. Nëse do të ishte mes nesh, sot Mejdan Zhivani do të gjente patjetër kohë për një kafe me miqtë e tij. Natyrisht, pak i mërzitur pas një rezultati negativ që mori sot Vllaznia, por si gjithmonë Mejdani do të qeraste kolegët e tij, siç bënte ngahera. Por prej pesë vitesh, ai i mungon fiyikisht familjes, të afërmëve dhe sigurisht edhe kolegëve në Shkodër e më gjërë.
E sot, të gjithë bashkë, një kafe për Mejdanin, në ditën e lindjes së tij. Një foto e thjeshtë, por me ngarkesë shumë të madhe emocionale. E ka publikuar bashkë me një shënim gazetari i mirënjohur sportiv Gaspër Marku, një nga kolegët më të afërt të Mejdanit. Janë pak rreshta, por që flasin e tragojnë shumë për Mejdanin por edhe për kolegët e tij shkodranë që nuk e harrojnë kurrë…
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I GASPËR MARKU
Nje kafe per Mejdanin…
Ai, Mejdan Zhivani, shoku, kolegu dhe miku yne i kahershem nuk eshte prej 5 vitesh fizikisht me ne. Por fale kontributit jo te vogel qe ai ka dhene ne gazetarine sportive emri i tij vazhdon te jete i paharruar per ne koleget e tij dhe mbare opnionin sportiv.
Per kete arsye, sot pas ndeshjes se futbollit Vllaznia-Teuta, fatkeqesisht O me 3, ne nje dite qe perkon me lindjen e tij, aty prane stadiumit “Loro Borici” ne koleget e tij ne vite u mblodhem si dikur ne kafe per ta kujtuar ate.
Kujtuam karrieren e tij mediatike dhe sidomos humorin pikant qe aq shume e karakterizonte. Kenaqesi qe mes nesh eshte nipi i tij Klodian Zhivani qe me pasionin dhe profesionaliznin e tij po spikat si korespondent i Top Channel dhe TV1 Channel ne Shkoer duke vijuar traditen “Zhivani” ne fushen mediatike.
Pushofsh ne Paqe Mejdan, jete te gjate Klodi!
G. Marku, 28 qershor 2020
Burimi: ShkodraWeb Media