Fotolajm/ Salvini pozon nga shtëpia e tij, të gjithë vëmendjen e merr detaji shqiptar
Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto nga shtëpia e tij. Salvini shfaqet duke buzëqeshur teksa mban në dorë një kapele, por të gjithë vëmendjen e ka marrë një detaj shqiptar.
Në raftin pas tij ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”, që nuk iu ka shpëtuar komenteve të shumta të ndjekësve.
“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salvini.
Me siguri Salvini e ka marrë qeleshen nga ndonjë mik i tij shqiptar, edhe pse në jo pak raste ka hedhur akuza mbi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, dhe për emigrantët në përgjithësi.