Fotot ”sekrete”, Spiropali mbështetet tek Rama (FOTOLAJM)

Para 8-vitesh, socialistët të pakënaqur me numërimin e votave, kërkonin hapjen e kutive në shesh. Ka qenë fotografi Agim Rama ai që na ka kthyer pas në ato kohë, teksa ka publikuar disa foto ku shihen disa nga figurat e PS-së pas grevës.

Por mes këtyre fotove ajo bie në sy është fakti i një afrimiteti mes Elisa Spirolapit, tashmë deputete e PS-së në Kuvend, e cila pas ardhjes së të majtës në pushtet u bë drejtoreshë e përgjithshme e Doganave.

Duket se Elisa e kishte të sigurt një vend të rëndësishëm në pushtet. Po ashtu bashkë me ta në foto shihen dhe Arben Ahmetaj, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, apo këngëtarja e njohur Elsa Lila që iu bashkua grevës.

SHKARKO APP