Fototeka “Marubi” workshop për restaurimin dhe konservimin e materialeve fotografike

 

Nga data 22 deri 26 qershor 2015 në Fototekën Kombëtare “Marubi” për të parën herë do të organizohet një workshop për restaurimin dhe konservimin e materialeve fotografike.

Ky workshop organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri në kuadrin e mësimdhënies për nxënësit restauratorë të specialitetit “Fotografi” të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë në Francë (Institut National du Patrimoine).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky workshop ka si qëllim të perfeksionojë metodologjinë e kantierit të koleksioneve dhe të realizojë disa ndërhyrje të nevojshme në restaurimin dhe konservimin parandalues të një pjese të materialeve fotografike të Fototekës Kombëtare “Marubi” në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi i ekspertëve që do të organizojë workshopin do të drejtohet nga një prej emrave më të njohur të fushës së restaurimit të fotografisë, Drejtoresha e Restaurimit dhe Konservimit të Fotografisë për Francën, znj. Anne Cartier-Bresson, bija e fotografit me fame botërore Henri Cartier-Bresson, e shoqëruar nga dy studentët Lionel Reis dhe Morgane Volaric.

Ky bashkëpunim vjen si rezultat i njohjes nga afër me vlerat e Fototekës Kombëtare “Marubi” nga Drejtorit i Përgjithshëm i Institutit të Trashëgimisë për Francën, Roch Payet. Organizimi i këtij workshopi është menduar që të vazhdojë edhe në vitin që vjen, kohë kur Fototeka Kombëtare “Marubi” do të ketë edhe muzeun e saj të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?