Foto+video nga Krishtlindjet në Berat/ Nën respektimin e masave anti-covid kremtohet mesha në Katedralen e Shën Dhimitrit

Besimtarët ortodoksë e katolikë beratas janë mbledhur sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Berat, për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së lindjes së Krishtit. Si asnjë vit tjetër, këtë vit mesha e krishtlindjeve u mbajt rreth orës 19:00 dhe përfundoi përpara mbarimit të orës policore, për shkak të pandemisë Covid-19.

Me maska dhe duke respektuar distancën, besimtarët e krishterë beratas morën pjesë në meshën e shenjtë të lindjes së Krishtit. Ata kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe e mirësi në çdo familje. Meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Berat e udhëhoqi At Johan Qako,i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë, të krishterë dhe jo vetëm që në këtë situatë të vështirë pandemike që po kalon vendi ynë t’i përdorin këto festa për t’ju gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin se në këtë botë nuk jemi vetëm.

Berat/Nën respektimin e masave anti-covid kremtohet mesha në Katedralen e Shën Dhimitrit

SHKARKO APP